
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një 21-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare në banesën ku jetonin së bashku, në qytetin Chiari, në provincën e Breshias.
Sipas raportimit të gazetës italiane “Corriere della Sera”, viktima është M.L., ndërsa djali i saj është E.XH. Familja është me origjinë shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit, në banesën familjare në rrugën Via Tagliata. Pas krimit, 21-vjeçari është larguar nga banesa, për t’u paraqitur më pas vetë në stacionin e Karabinierëve në Kremona.
Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu ka pranuar se e ka vrarë nënën e tij. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin, i cili ende nuk është bërë i ditur.
Nëna e kishte rritur e vetme, mbështetej nga vëllezërit
Meleqe Lusha dhe djali i saj jetonin vetëm në të njëjtën banesë. Ata ishin vendosur në apartamentin e tyre të ri në muajin gusht, ndërsa prej kohësh jetonin në qytetin Chiari.
Sipas raportimeve, 39-vjeçarja e kishte rritur të birin e vetme, me mbështetjen e vëllezërve të saj, të cilët i kishin qëndruar pranë familjes. Katër vëllezërit e viktimës kanë mbërritur në banesë pas ngjarjes