Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Flaka Fazlija pas identifikimit të babait të saj, Dr. Fatmir Fazlija: 27 vite pritje e ankth, më në fund e vërteta gjeti rrugën e saj

Gazeta10
03 November 2026 - 21:53

Flaka Fazlija ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të babait të saj, mjekut të luftës, Dr. Fatmir Fazlija, njëri nga tre personat e identifikuar së fundmi në Zubin Potok.

Përmes një postimi emocionues, ajo ka shprehur dhimbjen për 27 vitet e pritjes, duke kujtuar kontributin e babait të saj gjatë luftës.

“27 vite pritje, 27 vite ankth… por sot, më në fund, e vërteta gjeti rrugën e saj”, ka shkruar Fazlija

Ajo ka falënderuar institucionet e Kosovës dhe të gjithë ata që kontribuuan në zbardhjen e rastit, ndërsa ka bërë të ditur se për ceremoninë e rivarrimit familja do të njoftojë me kohë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.