
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë, ku një 53-vjeçar ka vdekur si pasojë e sulmit që dyshohet se i bëri një ari.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila saktësoi se informacionin për ngjarjen e kanë marrë rreth orës 14:00.
“Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari)”.