
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh dhe mungesë të psikologëve.
Kështu tha Luljeta Plakolli-Kasumi, ekspertja nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
“Nuk ka kushte, s’ka psikologë. Ka raste që i thuhet viktimës s’kemi vend, nuk po i fajësoj sepse kam taku shumë prej tyre gjatë këtyre viteve dhe e bëjnë maksimumin, por kur nuk kanë financim e kushte, ai është maksimumi që mundesh me bo. Vrasja e Arlindës që i ka nxjerrë të gjitha këto boshllëqe, prej që kemi nis me diskutuar për strategji, Arlinda është r katërta në listë. Është dekorajuese, një situatë shumë e rëndë, e di që Kuvendi ka themeluar edhe Komisionin hetimor, ndoshta duhet një qasje që me nda punën, që mos me pasur mbivendosje të veprimeve”, tha ajo.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.
Vetëm 4 ditë para ngjarjes, ajo kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, duke paralajmëruar rrezikun për jetën e saj.
Rasti nxiti protesta dhe reagime të shumta për përgjegjësinë institucionale, ndërsa Policia e Kosovës suspendoi 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit.