Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekspertja e NDI-së: Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje ka mangësi

Gazeta10
04 November 2026 - 12:19

Ekspertja e NDI-së, Luljeta Plakolli-Kasumi, ka ngritur shqetësimin për zbatimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore, duke thënë se pavarësisht risive që ka sjellë, disa dispozita të tij nuk po funksionojnë në praktikë.

Gjatë diskutimit për mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtij ligji, Plakolli Kasumi ka thënë se ligji ka hapësirë për përmirësime, për shkak të disa dispozitave kontradiktore dhe paqartësive në përkufizimet institucionale.

Ajo ka theksuar se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e akteve nënligjore dhe mosfunksionalizimi i disa mekanizmave që janë paraparë me ligj.

“Për me filluar ndoshta me ligjin vet, nga ajo çka kam parë edhe çfarë kam lexuar edhe diskutuar pak, nuk është ligj i keq, po, ka hapësirë për me u përmirësuar, ka dispozita kontradiktore, ka paqartësi sa i përket përkufizimeve institucionale, por në fund të fundit është një ligj i mirë, mirëpo si i tillë, domethënë, ka sjellë edhe risi të shumta, mbas parë ka zgjeruar rrugën mbrojtjen nga dhuna në familje, edhe ka përfshirë dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore, pastaj ka paraparë, domethënë, edhe ministrinë si koordinator, apo koordinatore kombëtare për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje”, tha ajo.

Plakolli-Kasumi ka përmendur si risi edhe financimin shumëvjeçar të strehimoreve dhe ndalimin e ndërmjetësimit e pajtimit në rastet e dhunës në familje.

Megjithatë, sipas saj, problemi kryesor paraqitet te zbatimi i ligjit, pasi disa mekanizma të paraparë nuk janë funksionalizuar, përfshirë linjën telefonike emergjente dhe fondin emergjent për viktimat e dhunës në familje.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.