Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, OVL-UÇK: Jemi shumë të zhgënyer, presim reflektim nga deputetët

Gazeta10
04 November 2026 - 12:35

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka shprehur sërish zhgënjimin e tij pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si të papranueshëm.

Përmes një konference për media, Syla ka thënë se ishte krijuar një kauzë e madhe për miratimin e këtij ligji, por sipas tij, me kthimin e tij ajo kauzë ka humbur kuptimin. Ai ka kërkuar reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ka qenë e papranueshme. Është ndërtuar një kauzë që të votohet ai ligj dhe e gjithë ajo kauzë, me kthimin e tij, ra poshtë. Jemi shumë të zhgënjyer dhe po presim reflektimin edhe një herë të deputetëve. Jemi të bindur se çfarëdo ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ky që ka qenë, prandaj kjo çështje mbetet në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Syla.

Ai ka theksuar se në OVL-UÇK janë tepër të pakënaqur me zhvillimet e fundit, ndërsa ka thënë se mbetet të shihet se si do të veprojë Kuvendi në vazhdim.

“Jemi tepër të pakënaqur me atë që ka ndodhur, por ta shohim tash e tutje se si do të veprojë Kuvendi i Kosovës”, ka përfunduar Syla.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.