Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Macron uron Shiroka-Pulën: Franca është partnere historike e Kosovës

Gazeta10
04 November 2026 - 12:59

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

“Në letrën e tij, Presidenti Macron i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet më të përzemërta dhe shfaqi shpresën se zgjedhja e saj do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës”, ka njoftuar zyra për media e Presidencës.

Sipas njoftimit, Presidenti Macron ka rikujtuar takimin me Kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

“Ai shprehu kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve.

Në letrën e tij, ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.