
Njësiti i Hetimeve i stacionit policor në Ferizaj, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili deri më tani nuk është identifikuar.
Sipas policisë, më 01.10.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, në një lokal, dyshohet se është kryer vepra penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, policia publikon fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkon nga qytetarët që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij, t’i ndajnë ato me organet kompetente.
Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit.
Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë personat që ofrojnë informacione.