Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Schuebel: Kosova ka shënuar progres në disa fusha, por korrupsioni mbetet sfidë

Gazeta10
04 November 2026 - 19:16

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka vlerësuar progresin e Kosovës në disa fusha, gjatë prezantimit të Raportit për Vendin 2026 të Komisionit Evropian.

Schuebel, në konferencën për media pas dorëzimit të raportit për Kosovën nënvizoi se respektimi i mandatit të Gjykatës Speciale duhet të shoqërohet me respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe parimeve të sundimit të ligjit.

“Mandati aktual në fuqi i Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohet, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe me respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe sundimit të ligjit”, tha ai.

 

Ai ka përmendur luftën kundër krimit të organizuar, reformën e administratës publike, statistikat, lëvizjen e lirë të kapitalit dhe miratimin e ligjit kundër shpëlarjes së parave.

Megjithatë, Schuebel ka theksuar se lufta kundër korrupsionit mbetet një çështje që kërkon më shumë angazhim.

“Raporti tregon progresin e Kosovës në disa fusha.Megjithatë, lufta kundër korrupsionit mbetet një çështje që duhet të adresohet dhe për të cilën duhet të punohet më tutje”, ka deklaruar Schuebel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.