
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është ngacmuar seksualisht nga dy persona në Podujevë.
Sipas raportit policor, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa është raportuar më 9 nëntor 2026.
Viktima është intervistuar në prani të një punëtori social, ndërsa Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Rasti është cilësuar në raportin policor si “Sulm seksual”.