Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Betim Fazliji i bashkohet Dardanëve

Gazeta10
10 November 2026 - 10:53

Futbollisti Betim Fazliji i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, duke u vënë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ku konfirmohet se mbrojtësi i St. Gallenit tashmë është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit kombëtar.

Fazliji do të jetë në dispozicion të Fodës për përballjet kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të angazhimeve të nëntorit në Ligën e Kombeve.

Me afrimin e tij, përzgjedhësi Foda ka një tjetër alternativë në dispozicion për dy ndeshjet e rëndësishme të Dardanëve.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.