Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja pret shefin e EULEX-it, theksohet rëndësia e bashkëpunimit për forcimin e ligjit

Gazeta10
10 November 2026 - 15:35

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Në njoftim shtohet se, presidentja ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Komunikata e plotë:

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.