Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas tronditjes së pushtetit të Vuçiqit nga studentët, Vulini shfaqet te Lavrovi në Moskë

Gazeta10
11 November 2026 - 16:18

Aleksandar Vulin, një nga bashkëpunëtorët e afërt të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është shfaqur në Moskë, ku është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Takimi vjen në një periudhë tensionesh politike në Serbi, ku lëvizja studentore ka sfiduar pushtetin e Vuçiqit dhe ka nxitur protesta kundër qeverisjes së tij.

Sipas gazetës serbe Novosti, Vulini, i cili mban postin e kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë shtetërore Srbijagas, është takuar të mërkurën, më 11 nëntor, me shefin e diplomacisë ruse.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, përfshirë çështjet që lidhen me sektorin energjetik.

Lavrov ka vlerësuar Vulinin, duke e cilësuar si një nga politikanët kryesorë serbë që i kupton proceset politike dhe vendos në plan të parë interesat e popullit serb.

Ai ka theksuar se angazhimi i Vulinit në drejtimin e Këshillit Mbikëqyrës të Srbijagasit pasqyron synimin për bashkëpunim me përfitime të ndërsjella ndërmjet 2 vendeve.

Megjithatë, nga informacionet e publikuara nuk bëhet e ditur nëse gjatë takimit është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për furnizimin me gaz apo për bashkëpunimin energjetik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.