
Profesori Artan Nimani, në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke vlerësuar se ajo është shndërruar në një mekanizëm që vepron kundër interesave të Kosovës.
Nimani ka thënë se është e gabuar të priten rezultate të ndryshme nga të njëjtët mekanizma, duke e cilësuar Gjykatën Speciale si një “monstrum juridik”.
Ai ka pretenduar se, me ose pa vetëdije, kjo gjykatë është kthyer në një organizatë të përbashkët kundër interesave të Kosovës.
Profesori ka shkuar edhe më tej me kritikat e tij, duke thënë se çdo vendim që vjen nga kjo gjykatë e sheh si të orientuar drejt denigrimit të kombit shqiptar dhe, veçanërisht, uljes së dinjitetit të atyre që, sipas tij, e kanë themeluar shtetin e Kosovës.