Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rizvanolli për gazin amerikan: Qeveria vendimet do t’i marrë në interes të Republikës së Kosovës, duke ruajtur raportet me SHBA-në

Gazeta10
11 November 2026 - 22:07

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që vendimet në sektorin e energjisë të merren në interes të qytetarëve, duke pasur parasysh edhe raportet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal10, Rizvanolli ka thënë se diskutimet dhe raportimet publike rreth kësaj çështjeje kanë qenë shumë më ekstreme sesa vetë bisedimet e zhvilluara mes palëve.

Ajo ka përmendur edhe programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), duke rikujtuar kritikat e vitit 2021, kur ishte pretenduar se Kosova rrezikonte ta humbiste këtë projekt.

Sipas Rizvanollit, Kosova sot është pjesë e një programi në vlerë prej 202 milionë dollarësh, me një grant më të madh sesa ishte paraparë fillimisht.

Sa i përket bashkëpunimit me Ambasadën Amerikane në Kosovë për çështjet e energjisë, ministrja ka bërë të ditur se gjatë muajve të fundit është themeluar një grup i përbashkët punues në kuadër të dialogut strategjik për energjinë.

Ajo ka theksuar se në këtë grup po diskutohen një sërë temash me interes të përbashkët, përfshirë çmimin e ndërmarrjeve energjetike, gazifikimin, furnizimin me gaz dhe burimet e tjera të energjisë.

Rizvanolli ka nënvizuar se Qeveria synon të balancojë interesin e qytetarëve me rëndësinë e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.