
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka dhënë mendimin e tij personal lidhur me zhvillimet rreth Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se kanë mbetur edhe 15 ditë deri në afatin kur mbrojtja duhet ta parashtrojë ankesën për fazën e dytë, ndërsa kritikon faktin që debati politik po përqendrohet në zhvillime të tjera.
“Ne e kemi thënë publikisht, besoj që në Strategjinë e Apelit kanë mbetur edhe 15 ditë nga data e publikimit, kur duhet mbrojtja me paraqit ankesën për fazën e dytë, e ne ende merremi me zhvillime të tilla që në kundërvështrim mund të duken si betejë e brendshme partiake, edhe brenda PDK-së, sepse edhe vetë PDK-ja nuk është unike në raport me përmbajtjen dhe rrugën”, ka deklaruar Adnan Rrustemi.