Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Më shpejtë se kaq veç kur e kemi zgjedh presidenten”, përgjigja e Haxhiut pas kërkesës së Tahirit

Gazeta10
13 November 2026 - 11:36

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kërkuar që procedura të përshpejtohet.

“Nëse ka mundësi procedurën me shkurtu, tu e ditë që ka koncenzus të plotë”, i tha Tahiri kryetares së Kuvendit.

Ndërkaq, Haxhiu iu përgjigj me humor: “Më shpejt se kaq s’mund ta bëj, përveç se kaq kur e kemi zgjedh presidenten”.
“Më shpejt se kaq nuk mund të bëhet, përveç kur e kemi zgjedhur presidenten. Ajo seancë u shikua shumë dhe u komentua shumë për shpejtësinë tonë që kemi pasur dhe kemi bërë shumë mirë”, tha ajo.

 

Përgjigjja e kryetares së Kuvendit shkaktoi të qeshura në sallën e Kuvendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.