Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapen 86 kilogramë marihuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një shtetase shqiptare

Gazeta10
13 November 2026 - 19:35

Një grua shqiptare u arrestua mëngjesin e së premtes në Igumenicë të Greqisë me një sasi të madhe marihuane.

Sipas Policisë, si pjesë e kontrolleve të synuara, makina që po drejtonte gruaja dhe që i përkiste asaj, u ndalua. Brenda u gjetën 80 pako me marihuanë, me një peshë totale prej 86 kg e 438 gramë.

Sipas Top Channel, droga dhe automjeti u konfiskuan, ndërsa ndaj gruas së arrestuar u ngrit një çështje penale. Droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe do të futej në brendësi të tokës greke.

Shqiptarja pritet të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.