Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk mundi t’ia zgjasë dorën vëllait të tij”, Gucati: Turp për Gjykatën Speciale

Gazeta10
18 November 2026 - 19:08

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Gjykatën Speciale lidhur me kufizimet gjatë vizitës humanitare të Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Gucati ka shprehur keqardhje që Krasniqit nuk iu mundësua ta takonte edhe vëllanë e tij gjatë qëndrimit në Kosovë.

“Por, ajo që më vjen keq është se nuk mundi ta shohë edhe vëllanë e tij, i cili na ka thyer të gjithëve”, ka deklaruar Gucati.

Ai e ka cilësuar të turpshme këtë situatë, duke kritikuar Gjykatën Speciale për pamundësimin e takimit mes dy vëllezërve.

“Nuk mundi t’ia zgjasë dorën vëllait të tij”, është mesazhi i Gucatit lidhur me këtë çështje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.