
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kalojë sot në Kuvendin e Kosovës.
“Ky ligj duhet të kalojë sot. Nuk duhet të vazhdohet më tutje me këtë situatë mjaft problematike. Aleanca e voton, e ka votuar pro. Në fillim kemi menduar se ka qenë një gabim, por tashmë kjo çështje duhet të përfundojë dhe ligji duhet të kalojë. Besoj se votat janë. Kam ranë në kontakt edhe me PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, votat janë”, ka thënë Tahiri.
Ai është pyetur edhe për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë, duke e cilësuar atë si një moment shumë të prekshëm.
“Sa i përket vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, ka qenë një moment i prekshëm shumë. Reagimi im ishte spontan dhe emocional, ashtu siç do të reagonte secili njeri që e përjeton një moment të tillë. Mendoj se ajo që ka ndodhur e ka mërzitur shumë”, ka deklaruar Tahiri.