
Vazhdimi i seancës plenare, i thirrur për të enjten në orën 10:00, ende nuk ka nisur, ndonëse ora tani shënon gati 11:30.
Në sallë, aktualisht të pranishëm janë vetëm deputetët e GP të LDK-së, dhe ekipet e gazetarëve.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë seancë janë tri pika të parapara për diskutim, në mesin e të cilave edhe Rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Kosovës.