Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Mungesa e unitetit me Prishtinën po i rrezikon Lojërat Mesdhetare 2030

Gazeta10
19 November 2026 - 14:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se mospajtimet me Komunën e Prishtinës dhe mungesa e unitetit të brendshëm po e rrezikojnë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Kurti tha se bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë shumë i mirë, por jo edhe me Komunën e Prishtinës, duke shprehur shqetësimin për dallimet dhe mosbesimin mes palëve.

Ai u shpreh se vazhdon të jetë optimist për organizimin e lojërave, por me rezerva, duke theksuar se Kosova duhet ta përmbushë përgjegjësinë e marrë për organizimin e këtij aktiviteti, pa korrupsion.

“Unë vazhdoj të jem optimist, por natyrisht jam optimist i përmbajtur, për shkak se kjo mungesë e unitetit të brendshëm na ka sjellë në këtë pikë kur edhe po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030”, deklaroi Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.