Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mujaj-Bajraktaraj: Brenga kryesore e Arlindës ishte fëmija, ishte e punësuar andaj s’kërkoi përkrahje financiare

Gazeta10
20 November 2026 - 10:16

Albulena Mujaj-Bajraktaraj, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, ka deklaruar se Arlinda Zekaj nuk kishte kërkuar strehim apo përkrahje financiare, pasi kishte pasur mundësi banimi në shtëpinë e vëllezërve të saj.

“ Brenga e saj kryesore ka qenë fëmija. Nuk ka kërkuar strehim, pasi ka pasur banim në shtëpinë e vëllezërve të saj. Nuk ka kërkuar përkrahje financiare. Arlinda ka qenë e punësuar me standard të mirë të jetesës”, ka deklaruar Albulena Mujaj-Bajraktaraj.

Ajo është dëshmitarja e parë që po intervistohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.