Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tensione në ndeshjen Shkupi – Shkëndija, tifozët vendas pushtojnë fushën e lojes

Gazeta10
09 November 2022 - 14:08

Është duke kaluar nëpër tensione ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës që po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë.

Përballja nisi me një situatë të qetë, por që gjithçka ndryshoi me golin e shënuar në minutën e nëntë.

Tensionet filluan kur ekipi tetovar shënoi gol, ndërsa golashënuesi shkoi për të festuar afër tifo grupit Shvercerat.

Për të qetësuar ngjarjen, kanë ndërhyrë edhe forcat policore, ndërsa loja u ndërpre.

Loja ende nuk është rikthyer në rrjedhën normale, pasi forcat e rendit po tentojnë që t’i qetësojnë tifozët vendas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.