Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vëllai i Liridona Ademajt pas vendimit të Apelit: Shpresojmë që edhe Kushtrim Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm

Gazeta10
23 November 2026 - 22:26

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës.

“Naim Murseli dhe Granit Plava do të vdesin në burg. Shpresojmë që e njëjta gjë do t’i ndodhë edhe Kushtrim Kokallës”, shkroi Ademaj.

Ai tha se Liridona nuk do t’u kthehet më, ndërsa fëmijët e saj do të rriten pa nënën e tyre, por ka shprehur ngushëllim me faktin që rasti ka marrë epilog edhe në nivel të Gjykatës së Apelit.

Në reagimin e tij, Leonard Ademaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë treguar interesim për rastin, veçanërisht mediat për mbulimin dhe hapësirën e dhënë.

Ai ka shprehur shpresën që vrasjeve të grave t’u vijë fundi dhe që Kosova të bëhet një vend më i sigurt për gratë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.