
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka kritikuar debatin për kthimin e ligjit në Kuvend, duke e cilësuar atë si lojë me emocionet dhe shpresat e qytetarëve.
Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal10, Berisha ka thënë se institucionet po tentojnë ta bartin përgjegjësinë nga vetja, ndërsa pasojat e kësaj situate, sipas tij, po i vuajnë qytetarët dhe veteranët e luftës.
Ai ka ngritur pikëpyetje edhe lidhur me logjikën dhe efektet e ligjit, veçanërisht për personat që ndodhen në burg, duke vënë në pah atë që e konsideron mungesë të përgjegjësisë institucionale.
“Debati që po bëhet për kthimin e ligjit s’është asgjë tjetër veç lojë me emocionet e qytetarëve”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka shtuar se nga kjo situatë humbës janë qytetarët, veteranët e luftës dhe vetë Kosova.