Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Direkt nga kazerma ” Adem Jashari”, gazetarja Mustafa jep detaje: Vizitorë të shumtë

Gazeta10
27 November 2026 - 11:56

Nga dyert e hapura të kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gazetarja e Kanal10, Blerina Mustafa, ka raportuar drejtpërdrejt për emisionin “Përditë”, nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po shënohet 27 Nëntori – Dita e Forcës.

Ajo ka bërë të ditur se interesimi i qytetarëve për aktivitetet e organizuara nga FSK-ja është i madh, me vizitorë të shumtë që kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës.

“Momentalisht gjendemi në kazermën ‘Adem Jashari’ në kryeqytet, ku qytetarë të shumtë nga qytete të ndryshme kanë ardhur për të marrë pjesë në aktivitetet e FSK-së, në kuadër të shënimit të Ditës së Forcës, 27 Nëntorit. Po vërehet një numër i madh i vizitorëve, të cilët kanë shprehur interesim për aktivitetet e sotme”, ka raportuar Mustafa.

Ajo ka theksuar se qytetarët po kanë mundësi të shohin nga afër edhe mjetet dhe pajisjet që pjesëtarët e FSK-së i përdorin në punën e tyre të përditshme.

Përveç qytetarëve, në kazermë kanë arritur edhe nxënës nga shkolla të ndryshme, të shoqëruar në grupe.

Në mesin e të pranishmëve janë edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministrja Donika Gërvalla dhe ministri Ejup Maqedonci, të cilët pritet t’u drejtohen mediave gjatë aktiviteteve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.