
Në Tiranë të Shqipërisë, protestuesit dhe policia janë përplasur gjatë një proteste, ku protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.
Tensionet u zhvendosën para Kryeministrisë, ku protestuesit marshuan dhe u stacionuan. Në këto momente, ata kanë nisur të hedhin gurë dhe “breshëri” bombash molotov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Një protestues nuk është ndjerë mirë, dhe është transportuar në spital me ambulancë, raporton Top Channel.