Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësi i Podujevës demanton raportimin se Bulliqit i është refuzuar viza për në SHBA (FOTO)

Gazeta10
09 November 2022 - 22:45

Mediat raportuan sot se edhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi i është refuzuar viza amerikane. Kjo gjë është demantuar nga zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia, cili e ka quajtur lajmin të pavërtetë, raporton Gazeta10.

Megjithatë, ai e ka pranuar që vizita e planifikuar e shefit të tij, është shtyrë për një datë tjetër.

“Lajmi se kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi i është refuzuar viza për në ShBA është i PAVËRTETË. Kryetarit Bulliqi i është lëshuar viza amerikane për 5 vjet.  Ndërsa vizita e cila ka qenë e planifikuar të zhvillohet javën e ardhshme në IOWA të ShBA-së është shtyrë për në fillim vit në dakordim edhe me kryetarët e tjerë të komunave për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit”, ka shkruar ai.

Pak minuta pas reagimit, Zhitia ka publikuar edhe fotografinë e vizës amerikane të Bulliqit, e cila ka validitet deri në vitin 2027./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.