Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Serie A: Interi vazhdon me fitore, Roma ndalet nga Sassuolo

Gazeta10
09 November 2022 - 22:55

Të mërkurën mbrëma Serie A ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së 14, ku u zhvilluan gjithsej pesë ndeshje.

Interi ka arritur t’a mposhtë Bolognan me rezultat të thellë 6-1.

‘Nerazzurët’ triumfuan në këtë ndeshje falë golave të shënuara nga Dzeko, Çalhanoglu, Lautaro Martinez, Gosens dhe Dimarco i cili realizoi dy herë.

Më këtë fitore Interi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Sassuolo.

Golin për ‘Giallorosët’ e shënoi Tammy Abraham, ndërsa për Sassuolon shënoi Andrea Pinamonti.

Rezultatet nga ndeshjet tjera në Serie A gjatë kësaj mbrëmje janë: Lecce – Atalanta 2-1, Fiorentina – Salernitana 2-1 dhe Torino – Sampdoria 2-0.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.