
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se nga sot, Ushtria e Republikës së Kosovës nuk ka kufizim në numër, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.
Mehaj tha se miratimi i tri projektligjeve sot në Kuvend avancon fuqishëm bazat ligjore të organizimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, transmeton Gazeta10.
“Këto projektligje janë sukses i madh i gjithë Republikës së Kosovës sepse kemi avancuar bazën ligjore në përputhje me interesat tona shtetërore dhe standardet më të larta të legjislacionit të vendeve anëtare të NATO-s”, tha mes tjerash ai./Gazeta10