
Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, sonte në emisionin Prime Time të Kanal10, ka komentuar përplasjet e sotme në mes të deputetëve në seancën e Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Besoni, shpeshherë jo që nuk mundesh me dëgju se cfarë flitet nga foltorja, por është për keqardhje gjuha që përdoret. Ndonjëherë kam thënë, është më mirë të marrë dicka t’i mbylli veshët sesa të kundërpërgjigjem”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Më tej, deputetja ka thënë se në kohën kur Kosova më së shumti ka nevojë për unitet, po eskalon gjuha në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Gazeta10