
Manchester United është skuadra e fundit që ka arritur të sigurojë kalimin në raundin e katërt të EFL Cup.
‘Djajtë e Kuq’ mposhtën Aston Villën me rezultat 4-2.
Të parët në epërsi kaluan Aston Villa me anë të sulmuesit Ollie Watkins.
Vetëm një minut më vonë, Unitedi e barazoi rezultatin me anë të Anthony Martial.
Villa gjeti sërish golin e epërsisë në minutën e 61-të, ku Diogo Dalot e dërgoi topin në rrjetën e gabuar.
Manchesteri nuk u dorëzua dhe golin e barazimit e gjetën me golin e shënuar nga Marcus Rashford.
‘Djajtë e Kuq’ vazhduan sulmet dhe kaluan në avantazh në minutën e 78-të, me golin e Bruno Fernandes.
Goditjen përfundimtare, Aston Villës i’a dha Scott McTominay, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes Manchester United – Aston Villa 4-2.