Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama thotë se afërsia e Kosovës me SHBA-në është e shenjtë

Gazeta10
11 November 2022 - 21:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se afërsia e Kosovës me SHBA-në është e shenjtë, raporton Gazeta10.

Rama këtë deklarim e ka bërë sot në Ditën e Veteranëve.

Ai ka thënë se veteranët dhe ushtarët qëndrojnë kryelartë meqë po kontribuojnë përtej kufijve të SHBA-së.

Ai ka thënë se dëshmi e punës së tyre është Kosova teksa ka shtuar se asnjëherë nuk do të harrohet ndihma e tyre.

Këtu keni postimin e plotë:

“Afërsia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e shenjtë.

Amerikanët sot festojnë Ditën e Veteranëve. Këta veteranë dhe ushtarë qëndrojnë kryelartë dhe me mburrje sepse i kanë shërbyer të mirës dhe drejtësisë edhe përtej kufijve të vendit të tyre.

Ne në Kosovë jemi dëshmitarët më të mirë të veprave të tyre. Asnjëherë nuk do të harrojmë ndihmën e djemve dhe vajzave amerikanë për ne.

Gëzuar Dita e Veteranëve”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.