Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tensionet Kosovë-Serbi, Bildt thotë se nuk pret përshkallëzim apo përparim të shpejtë

Gazeta10
12 November 2022 - 17:11

Ish-Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se nuk pret ndonjë përparim apo përshkallëzim të shpejtë në kuadër të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Në një bisedë të shkurtër për mediumin njujorkez GZERO, ai ka thënë se kjo situatë është një vazhdimësi e vështirësive paraprake.

“Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty, që kanë të bëjnë me zbatimin e një marrëveshjeje të para disa viteve mbi targat dhe për Asociacionin e komunave (me shumicë / shën.red.) serbe në Kosovë. Dhe kjo përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të gjetur një zgjidhje më afatgjate ndaj problemit”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se Ballkani kështu është zakonisht.

“Nuk pres përparim të shpejtë. Nuk pres ndonjë përshkallëzim të shpejtë. Kështu është zakonisht Ballkani”, ka thënë ish-ministri i Jashtëm i Suedisë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.