Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK-ja refuzon ftesën e Osmanit: Përderisa nuk plotësohen kërkesat tona, nuk marrim pjesë

Gazeta10
14 November 2022 - 12:37

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për media ka dhënë përgjigjen për takimin e thirrur nga Presidentja për konsultim të datës së zgjedhjeve në veri, raporton Gazeta10.


AAK ka dalë më një propozim prej 4 pikash, për të rikthyer situatën në normalitet.

“1. Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale.
2. Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në insitucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë.
3. Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar.
4. Të kërkohet një Samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (takim disaditor), deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje reciproke Kosovë-Serbi.”, thuhet në komunikatën e tyre.

Sipas komunikatës, këto edhe janë arsyet që ata e kanë thirrur në interpelancë kryeministrin.

Ata kanë thënë se derisa nuk do të ketë një reflektim për këto kërkesa, nuk do të jenë pjesë e nismave, “që veç sa e komplikojnë edhe më tej situatën në vend”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.