Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq: Zgjedhjet e shpallura janë vazhdimësi e dhunës ndaj serbëve

Gazeta10
15 November 2022 - 14:48

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës është siç tha ai “vazhdimësi e dhunës ligjore dhe institucionale ndaj serbëve”, pasi sipas tij, ato ishin caktuar një ditë para festës së Shën Nikollës, transmeton Gazeta10.

“Me vendimin e njëanshëm për mbajtjen e zgjedhjeve speciale në katër komuna serbe në veri të Kosovës, në prag të festës së madhe të Shën Nikollës, autoritetet në Prishtinë vazhdojnë të ushtrojnë dhunë ligjore dhe institucionale ndaj serbëve, duke shkelur ndër të tjera pika 11 e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë.

Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri janë siç thekson ai “përpjekje e re e Prishtinës për të pushtuar veriun”, derisa shtoi se “Prishtina nuk do të mund t’i frikësojë serbët e larguar nga institucionet me asnjë shantazh apo kërcënim”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.