
Tre prokurorë janë transferuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për një periudhë të përkohshme pas dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb. Vendimin për transferimin e prokurorëve e ka marrë Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, raporton Gazeta10.
“Prokurorët e transferuar do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i cili është prekur më tepër nga ofrimi i dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb”, thuhet në njoftim.
“Varësisht nga rrethanat, U.D. Kryeprokurori i Shtetit do të veproj menjëherë në përputhje më ligjin, situatën dhe nevojat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”.
Kujtojmë se prokurorët dhe gjyqtarët e nacionalitetit serb kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat./Gazeta10.