Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Putin pritet të takohet me presidentin e Kubës në Moskë

Gazeta10
16 November 2022 - 17:05

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme në Moskë, tha të mërkurën Kremlini dhe ambasadori i Kubës në Rusi, transmeton Gazeta10.

“Ne presim vizitën e tij në Moskë”, tha Peskov në një telefonatë informuese me gazetarët.

Agjencia e lajmeve “RIA Novosti” kishte cituar më herët ambasadorin e Kubës në Moskë derisa kishte thënë se një takim midis Diaz-Canel dhe Putin ishte i planifikuar.

“Po përgatiten kontaktet midis dy krerëve të shteteve. Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Kuba është një partner i rëndësishëm, ka shumë për të folur”, tha Peskov, shkruan Reuters./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.