Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Apeli e refuzon kërkesën për lirim të infermieres që rrahu të moshuarën

Gazeta10
17 November 2022 - 14:21

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar kërkesën e avokatëve për lirim nga paraburgimi të infermiereve që ushtruan dhunë ndaj të moshuarës në Pejë, raporton Gazeta10.

Gjykata e Pejës, më 2 nëntor, kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për A.P., A.R., dhe R.K., të përfshira në rastin ku shihej një e moshuar duke u dhunuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë.

Para disa jave në Facebook është publikuar një video ku një infermiere ka sulmuar një të moshuar në shtëpinë e pleqve në Pejë, “Orenda”.

Pas kësaj shtëpia për kujdesin e të moshuarve është mbyllur nga institucionet përkatëse.

Gruaja e dhunuar fizikisht nga infermierët ka qenë nëna e dëshmorit, Taulant Nura./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.