Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Komuna e Novobërdës paralajmëron padi për kompaninë që shkaktoi rrjedhje të kanalizimit

Gazeta10
18 November 2022 - 8:41

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, sot është raportuar se për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në magjistralen Gjilan-Prishtinë, kompania që është duke kryer punimet ka bërë ndërprerjen e gypit të kanalizimit, raporton Gazeta10.

Krejt kjo ka shkaktuar që ujërat e zeza të derdhen në rrugë dhe kjo po i shqetëson banorët për shkak të kundërmimit.

“Ne kemi problem me kanalizim se gati 6 muaj, gjatë punimeve e kanë mbyllur kanalin dhe kemi bë kërkesë në komunë, se kanë marrë parasysh dhe nuk kanë ardhur. Nuk kemi komunikuar me kompaninë por vetëm me përfaqësues të komunës, mirëpo kanë thënë se e rregullojnë dhe asnjëherë nuk është rregulluar. Por sipas të gjitha gjasave kompania ka fajin. Po na shqetëson se tërë kohën ka kundërmim, për këtë arsye duhet me intervenu.”, ka thënë një  banor.

Lidhur me këtë çështje është kontaktuar nënkryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri i cili ka thënë se do të padis kompaninë në rast se nuk e përfundon punën deri në ora 12:00 sot.

“Po është e vërtetë, një pamje e rëndë e shëmtuar ka gati 6 muaj që ai kanalizim në hyrje të fshatit Vasjakë rrjedh dhe përkundër kërkesave që i kam bërë kompanisë nuk kam arritur mirëkuptim. Gjithashtu kemi bo një kontratë me një kompani që të riparoj defektet e kanalizimeve në komunë, por fatkeqësisht edhe pas shumë thirrjeve që i kam bërë punëkryesit dhe kompanisë nuk kam arritur t’i bind të merren me këtë. Prandaj unë të hënën e kam përgatit një shkresë, padi që do t’i bëj kësaj kompanie. I kam paralajmëruar që në rast se ky problem nuk zgjidhet deri në ora 12:00 do t’i padis nuk i pres më.”, ka thënë ai.

Nënkryetari ka thënë se kompania është ankuar se nuk ka marrë mjete të mjaftueshme dhe nuk ka mundur të rregullojë problemin vetëm më paratë që i kishte marrur në fillim./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=W697M89WL1Q

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.