
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në kuadër të debatit për shëndetësinë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ai e pranon se kanë gabuar por të njejtën gjë ua ka kërkuar ta bëjnë edhe udhëheqësit aktual të Kosovës, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se qeveritarët aktual le të dalin dhe le të tregojnë përse nuk i kanë sjellur ligjet në Kuvend që kanë të bëjnë me shëndetësinë e vendit.
“Unë po thom qe na kem gabu se kem qeverisë po a bon edhe ju me dale me thane pse si keni pru ligj?”
Tutje, ai ka thënë se është e parpranueshme që nuk janë sjellur ligjet kryesore nga Qeveria në mënyrë që të përmirësohet kjo situatë në shëndetësi që ai e ka quajtur si të rëndë.
“Është e pakutueshme, e papranueshme që mos me mujtë me i pru ligjet kryesore, strategjinë kryesore, dhe disa numra në buxhet për me mujtë me përmirësu këtë situatë të rëndë që e kemi”, ka thënë ai më tej. / Gazeta10