
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova ka mundësinë që të përfundojë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit rrugën për anëtarësim në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Mirëpo, Haradinaj thotë se disa herë ka provuar ta këshillojë kryeministrin, Albin Kurti, për rëndësinë e rolit amerikan, por sipas tij Kurti se kupton, raporton Gazeta10.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shtete të respektuara, ka institucionet dhe ushtrinë e vet. Në këtë fazë ne kemi mundësinë që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit tonë rrugën për antarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Edhe pse shumë herë kam provuar ta këshilloj kryeministrin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në këtë proces” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj në bashkëbisedim me qytetarë në Drenas, ka shprehur shqetësimin e tij për, siç ka thënë ai, paaftësinë dhe dështimet e Qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike./Gazeta10