Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

122 mijë shqiptarë regjistrohen në Luginën e Preshevës

Gazeta10
18 November 2022 - 23:11

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se ka përfunduar Censusi në Serbi. Sipas Arifit, rezultatet thonë se në Luginë të Preshevës janë regjistruar 122 mijë e 58 qytetarë shqiptarë, raporton Gazeta10.

Arifi ka thënë se ky mobilizim erdhi si rezultat i kampanjave të gjera të institucioneve shqiptare në Luginë.

“Në një mënyre masive, si kurrë më parë, shqiptarët e Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht Censusit”,  ka shkruar Arifi.

Ai ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë për kontributin e dhënë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.