Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Banorët në Vushtrri ankohen për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, thonë se vet u detyruan ta largojnë ujin

Gazeta10
20 November 2022 - 19:21

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Reshjet e shiut nga e shtuna kanë shkaktuar vërshime të shumta edhe në rajonin e Vushtrrisë. Dëme të mëdha ka në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë. Banorët thonë se po mundohen ta heqin vetë ujin, pasi komuna nuk iu ka dalë në ndihmë, shkruan Kanal10.

Në këtë mënyrë, banorët e Pestovës së Vushtrrisë janë detyruar që ta largojnë ujin që ka vërshuar oborret e shtëpive.

Në mungesë të ndihmës nga institucionet lokale e qendrore, ata përmes kësaj makinerie e kanë larguar ujin, në mënyrë që të ndihmohen familjet që kishin mbetur të ngujuar në shtëpi.

Banorët kanë thënë se një situatë e tillë përsëritet çdoherë kur ka reshje të dendura të shiut.

Ata kanë kritikuar Komunën e Vushtrrisë, e cila sipas tyre, nuk u ka dal në ndihmë, prandaj janë detyruar që vet të gjejnë zgjidhje.

Ndërkaq, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se gjendja në gjithë komunën është e menaxhushme, derisa ka thënë se shtabi emergjent është munduar t’u dal në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.

Përveç Pestovës, vërshime ka pasur edhe në disa fshatra tjerë të Vushtrrisë, ku si pasojë e kësaj janë raportuar edhe dëme në shumë kultura bujqësore, për çka është thënë se do të krijohet komision vlerësues nga Komuna.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.