
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një grua është gjetur e vdekur në Gjakovë, raporton Gazeta10.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta10