46 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 janë plagosur pas tërmetit që goditi sot ishullin indonezian Java.
Dyqanet , një spital dhe një shkollë në qytet kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti, sipas shtypit lokal. Mediat publikuan foto të disa objekteve në Siangur, çatitë e të cilave janë shembur.
“Ne po u kërkojmë njerëzve të qëndrojnë jashtë ndërtesave për momentin pasi mund të ketë pasgoditje. Indonezia, një arkipelag i madh prej më shumë se 270 milionë banorësh, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit”, ka thënë drejtori i agjencisë meteorologjike të Indonezisë, Dvikorita Karnaëati
Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi të paktën 25 viktima dhe 460 të plagosur në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi mbi 100 të vdekur dhe afro 6500 të plagosur në provincën e Sulaëesi-t Perëndimor. shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm dhe cunami në Oqeanin Indian shkaktuan rreth 230.000 viktima në shumë vende, shumica e tyre në Indonezi./Gazeta10