Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deklarohet Vuçiq: Serbia do të zbatojë propozimin e Borrell për të mos lëshuar targa të reja KM

Gazeta10
21 November 2022 - 20:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sonte në një konferencë për media me rastin e takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në të cilin nuk u arrit marrëveshje për targat, transmeton Gazeta10.

Vuçiq tha se pala serbe do të respektojë vendimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, që të mos lëshojë targa të reja dhe as t’i ripërtërijë ato.

Duke folur për takimin disa orësh sot në Bruksel, Vuçiq akuzoi palën kosovare se nuk deshi të arrihet një zgjidhe kompromisi.

“Konsideruam të japim të gjithë nga të veten, të pranojmë zgjidhje kompromisi, edhe pse do të ishim kritikuar për këtë. Dhamë të tërën nga vetja, pranuam kërkesat e reja. Unë dikur pas një ore e gjysmë i thashë Borrell dhe Lajçak, se nuk ka asgjë nga kjo, e kuptova se do të kalojë koha dhe do të ketë kërkesa tjera dhe në realitet pala shqiptare nuk do të dëshirojë zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Vuçiq ka theksuar se pala kosovare hodhi poshtë propozimin e BE-së që të ndalojë gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targa ilegale.

Ai ka theksuar se serbët në veri nuk e kanë për obligim që të paguajnë gjobat për shkak të targave ilegale, ndërkohë që Serbia do të zbatojë propozimin e Borrell që të mos lëshojë më targa ilegale.

“Ata duhet ta kenë të qartë, se duhet të përpiqemi të ruajmë paqen. Për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm njerëzit tanë në Kosovë dhe të tregojmë se për asnjë sekondë nuk kemi dashur konflikt, që të mos përdorim arrogancën e dikujt tjetër që të pranojmë konfliktin, por që të shmangim konfliktet deri në fund, që nëse protestojnë, le të protestojnë të qetë dhe në mënyrë demokratike, që të japim gjithë ka nga vetja që të ruajmë paqen. Sa i përket neve Serbia do ta pranojë propozimin e Josep Borrell dhe nuk do të lëshojë më targa të reja dhe madje nuk do të ripërtërijmë targat në periudhën e ardhshme… Ne nga nesër, nga ndërrimi i parë (i Policisë së Kosovës) na pret një periudhë e vështirë, mund të jemi të brengosur, por nuk ka vend për panik”, ka thënë Vuçiq./KP/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.