Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Bebe Rexha ngjitet në top-10 të ‘Billboard Hot 100’, lë prapa edhe Rihanna

Gazeta10
21 November 2022 - 23:39

Bashkëpunimi i Bebe Rexhes me David Guettan nuk ndalet së prekuri suksese në skenën muzikore.

Pas çmimeve dhe performancave mbresëlënëse, hiti “I’m Good (Blue)” ka hyrë në dhjetë këngët e para të top-listës Billboard Hot 100, transmeton Gazeta10.

Kjo këngë është pozicionuar në vend të shtatë duke lënë madje prapa edhe Rihannan me këngën e saj të rikthimit, “Lift Me Up”.

Për këngëtaren e famshme shqiptare është hera e katërt që përfshihet në dhjetë vendet e para të kësaj top-liste, derisa për David Guettan hera e shtatë.

Ndryshe, në vend të parë në Billboard Hot 100 ndodhet kënga e Taylor Swift, “Anti-Hero”, që ka shënuar javën e katërt në krye të kësaj top-liste./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.