Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një muaj paraburgim ndaj 19 vjeçarit në Ferizaj që dyshohet se dhunoi një 12 vjeçare

Gazeta10
22 November 2022 - 19:38

Raporti: Viola Korça / Kanal10

Një tjetër rast i dhunës seksuale ndaj të miturave është raportuar në Kosovë, shkruan Kanal10.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një 19 vjeçar, pasi dyshohet se e ka dhunuar seksualisht një 12 vjeçare nga Komuna e Ferizajt. 

Dyshohet se viktima dhe i dyshuari jetojnë në të njëjtin fshat dhe se atë ditë ata kishin qëndruar për disa orë në shtëpinë e 19 vjeçarit.

Pas arrestimit dhe kërkesës së Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit se ka kryer veprën penale të dhunimit.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda,  Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri me datë 20 nëntor 2022, në kohë të pacaktuar, në një fshat në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën, e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën”, tha Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ndaj këtij rasti, ka reaguar edhe Komisioni Parlamentar i Të Drejtave të Njeriut.

“Jemi jashtëzakonisht të brengosur si Komision parlamentar për të drejtat e njeriut dhe lidhur me këtë çështje, në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe muajve të fundit kemi ftuar në Komision edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, për të pasur informacione të dorës së parë dhe për t’u informuar lidhur me veprimet ligjore që ato institucione kanë ndërmarrë. Mendojmë se është koha e fundit që luftimit të rasteve të tilla t’u jepetn përgjigje dhe dënime të merituara e të bazuara në sistemin juridik të shtetit të Kosovës“, tha Komisioni Parlamenatar i Të Drejtave të Njeriut.

Ndryshe, rastet e dhunimeve seksuale ndaj të miturave janë rritur kohëve të fundit në Kosovë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.